KosovaTop Lajmi

Zëdhënësi i State Department-it: Sukesi i bisedimeve Kurti – Vuçiq është prioritet absolut për SHBA-në

Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka folur dje në një konferencë për shtyp për shumë çështje dhe ai u pyet dhe dha qëndrimin e SHBA-së edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Price u pyet se cilat janë pritshmëritë e SHBA-së nga takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe se sa prioritet është kjo çështje për Amerikën nga 0 deri në 10. Takimin e sotëm në Bruksel, ai e vlerësoi si “prioritet absolut” për SHBA-në.

“Në përgjithësi, ne jemi të kënaqur që liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen nesër në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne e mbështesim plotësisht këtë dialog. Është e rëndësishme, ne besojmë, që të dyja palët do ta përdorin këtë mundësi për të çuar përpara diskutimet e tyre mbi normalizimin. Është një prioritet i yni. Ne dëshirojmë të shohim përparim në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut”, tha ai.

Price përmendi edhe nevojën e kompromisit, që tha se “nuk është shenjë dobësie”, por është “thelbësore”.

“Dialogu dhe kompromisi janë komponentë kritikë të qeverisjes; ato nuk janë shenja dobësie. Të dyja janë thelbësore për ta arritur një marrëveshje në të bazuar në normalizimin e marrëdhënieve, e cila mbetet thelbësore për aspiratat e të dy vendeve për në BE. Dhe ne shpresojmë që udhëheqësit në Serbi dhe Kosovë ta kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Price.

Duke theksuar se emisari Gabriel Escobar do të shkojë në Bruksel për këtë takim, Price tha se suksesi i këtyre bisedimeve “është prioritet absolut” për SHBA-në.

“Një zyrtar i lartë këtu nga Departamenti do të udhëtojë në Bruksel për të mbështetur takimet e liderëve në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja. Ne nuk jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këto bisedime, por suksesi i këtyre bisedimeve, për pyetjen tuaj të dytë – dhe unë jam gjithmonë e urrej të jap renditje apo nota, numerike apo të tjera – por është një prioritet absolut i yni”, theksoi Price.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort