Zbulohen shkaqet e vdekjes së Tina Turner

Një ditë pas vdekjes së Tina Turner, përfaqësuesit e këngëtares së madhe publikuan shkaqet e vdekjes së saj.

Diva e muzikës ndërroi jetë për shkaqe natyrale, pavarësisht problemeve serioze shëndetësore prej vitesh. Ylli 83-vjeçar dihet se ka pasur një betejë të vështirë me kancerin e zorrëve, ndërkohë që vuante edhe nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.

Ikona e popit të viteve 1980 vdiq pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht pranë Zyrihut, Zvicër.

Go to TOP