Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash në ‘Anfield’

Liverpool-Bayer Leverkusen është një nga sfidat më interesante që do të luhet sonte në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.

‘The Reds’ në ‘Anfield’ do të sfidojnë kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Mesfushori kosovar i Leverkusenit, Granit Xhaka, ka thënë se dueli me Liverpoolin, do të një ndeshje e vështirë, sepse sipas tij, skuadra e Liverpoolit është një tjetër kalibër.

Ish-kapiteni i Arsenalit thotë se skuadra e tij mezi po pret përballjen me Liverpoolin.

 “Liverpooli është një tjetër kalibër, veçanërisht në ‘Anfield’. Unë e di se si është të luash atje”, ka thënë Xhaka.

“Mezi po e presim ndeshjen. Është ndeshje e Champions-it”, ka pohuar reprezentuesi shqiptar i Zvicrës.

Ndeshja Liverpool-Leverkusen fillon në orën 21:00.

Go to TOP