We Effect Europe: Përfundon takimi rajonal i partnerëve në Pogradec, fuqizimi ekonomik i grave dhe qasja në financa në fokus

Më 11-13 nëntor 2024, në Pogradec të Shqipërisë, u zhvillua një punëtori treditore si pjesë e takimit të rregullt rajonal të partnerëve.

“Ky takim kishte për qëllim fuqizimin ekonomik të grave dhe përmirësimin e qasjes në financa, duke mbledhur organizata partnere nga rajoni për të bashkëpunuar dhe zhvilluar koncept-nota të reja për projekte me impakt pozitiv”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se, pjesëmarrësit mësuan për procesin e hartimit të koncept-notave, teorinë e ndryshimit dhe krijimin e ndërhyrjeve efektive, duke kontribuuar në ide inovative për zgjidhjen e sfidave socio-ekonomike.

“Rezultatet e këtij takimi pritet të ndikojnë në përmirësimin e qasjes së grave në ekonomi dhe financa në rajon”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, partner serioz i We Effect Europe, është edhe Shoqata e Prodhuesve e Qumështit e Kosovës (ShPQK). /Kosova.info/


Go to TOP