VV dhe Rizvanolli i kishin propozuar ZRrE-së 800 kilovatëshin si bllok tarifë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i kishte propozuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të vendoste bllok tarifor deri në 800 kWh, ndryshe prej propozimit të parë që kishte bërë ZRrE prej 600 kWh.

Ky vendim u mor sot nga bordi i ZRrE-së që të rritet çmimi i rrymës për ata që konsumojnë mbi 800 kWh.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pati thënë se me propozimin e tyre kanë marrë parasysh tejkalimin e krizës aktuale dhe korrigjimin e gabimeve që sipas saj, e kanë sjellë këtë krizë.

Kusari-Lila ka thënë se ZRRE duhet të konsiderojë reduktimin e investimeve kapitale përgjatë vitit 2022 në rrjetin e distribucionit sipas modelit të batur nga Shqipëria.

Të njëjtin propozim e kishte bërë edhe ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila kërkoi që të ndryshohej pragu i bllokut nga 600 kWh në 800 kWh.

Nga ministria e udhëhequr nga Artane Rizvanolli kanë vlerësuar se e shohin të arsyeshme rivendosjen e bllokut të tarifave në kushtet dhe rrethanat në të cilat po vepron sistemi elektroenergjetik.

Go to TOP