Vuçiq- Kurtit: Pse e thërret NATO-n kur je kaq i forte, pse nuk hyre 20 ditë në veri?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e mbajtur për fundvit nuk ka harruar të flas për Kosovën, ku rëndësi të veçant i ka kushtuar ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Ai ka deklaruar se autoritete e Kosovës nuk kanë mundur t’i largojnë barrikadat në veri as për 20 ditë sa kanë qëndruar ato.

Deri sa, sipas tij, në ndihmë i ka ardhur KFOR-i.

Madje, Vuçiq i është përgjigjur edhe kërkesës që Albin Kurti i ka bërë NATO- së për prani më të madhe të trupave në Kosovë.

“Pse e thërret NATO-n kur je kaq i forte? Pse nuk hyre 20 ditë në veri?” ka deklaruar Vuçiq.

Ai gjithashtu ka thënë se përveç Somalis, Burkina Fasos, Gabonit, Eswatinisë, Libisë, Guineas, Antiguas, Barbuda, Saint Lucias dhe Maldiveve që e kanë tërhequr njohjen pritet të marrin konfirmim edhe nga një shtet tjetër.

Go to TOP