Von Cramon: Mirë të shohësh që Kosova po i trajton qytetarët në veri në mënyrë transparente

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, është deklaruar lidhur me çështjen e reciprocitetit për targat.

Von Cramon tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i trajtuar në mënyrë transparent qytetarët në veri.

“Mirë të shohësh që kryeministri Albin Kurti është duke i trajtuar në mënyrë transparente qytetarët në veri të Kosovës. Të gjithë kemi nevojë të komunikojmë me qytetarët tonë, për të ulur boshllëqet në shoqëri dhe për të ulur sfidat ndëretnike”, ka thënë Von Cramon

Ajo tha se ne mund të ndërtojmë besim të ndërsjellë në tërë Kosovën.

Go to TOP