Vokrri pas emërimit zëvendësministër: Nder për mua që t’i shërbej vendit tonë

Arbër Vokrri është emëruar zëvendësministër në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Kurti i uroi Vokrrit suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive.

E pas emërimit, Vokrri është shprehur se është nder për të që t’i shërbejë vendit.

Ai gjithashtu tha se ndihet i privilegjuar që të jetë pjesë e një kabineti qeveritar siç u shpreh ai me mbështetje kaq të gjerë popullor.

“Do të jetë nder për mua që t’i shërbej vendit tonë edhe më sistematikisht në këtë sferë të rëndësishme të organizimit shtetnor e me të cilën jam i familjarizuar përmes mandateve të fituara dhe ushtruara pas dy palë zgjedhjeve të fundit lokale”, tha ai.

Tutje, Vokrri u shpreh se do të jetë i hapur për sugjerime, këshilla dhe kritika.

“Kjo datë koincidon me 25 vjetorin e bashkëpunimit të parë politik me Kryeministrin e tashëm – liderin studentor të atëhershëm. Ndihem i privilegjuar që të jem pjesë e një kabineti qeveritar me mbështetje kaq të gjerë popullore dhe njëkohësisht jam i vetëdijshëm për pritshmërinë poashtu të lartë të qytetarëve për një qeverisje efikase. Andaj ju siguroj që sikur deri më tani, edhe tash e tutje do të jem i hapur për sygjerimet, këshillat dhe kritikat tuaja”, ka shkruar ai në Facebook.

Go to TOP