Kadriu: E merituam fitoren e KV “Skenderaj” kundër Feronikelit

Trajneri i KV “Skenderaj” grupi i femrave, Ylli Kadriu, pas fitores në xhiron e parë të Superligës A, kundër Feronikelit tha se, ekipi i tij ishte favorit dhe si i tillë e përmbylli me fitore të pastër prej 3-0.

“Kjo ndeshje na shërbeu që të luajmë me të gjitha lojtaret, duke u dhënë hapësirë gjatë tërë takimit dhe duke provuar formacione të ndryshme. E rëndësishme ishte ndeshja e juniorëve, ku vajzat tona luajtën shumë mirë dhe fituan me shumë meritë. Tani, javët në vazhdim, i kemi disa lojëra shumë të forta dhe na duhet punë intensive”, tha ai. /Kosova.info/

Go to TOP