Terras dënon deklaratën e ministres serbe: Shkatërron besimin në dialog

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe të dëmshme për besimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke e quajtur të turpshme Terras ka cituar deklaratën e ministres serbe:

“Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.”

“Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Terras në platformën X.

Kujtojmë se deklarata e Snezhana Paunoviqit është adresuar zyrtarisht edhe në Bashkimin Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami. Ai ka thënë se deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Go to TOP