Vodhi paratë dhe telefonin nën kërcënimin e thikës, arrestohet i dyshuari

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arrestuar të dyshuarin F.S., i lindur në vitin 1975, nën dyshimin për grabitje.

Policia ka njoftuar se i njëjti sot me datën 28.05.2024 rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e thikës nga punonjësi i një pikë të karburanteve në qytetin e Gjilanit të grabis një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular duke u larguar më pas nga vendin i ngjarjes.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Grabitje”. /Kosova.info/

Go to TOP