Vjosa Osmani takohet me presidentin bullgar në Riad: Kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe mbështetje për statusin kandidat në BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Riad me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, të cilin e ka cilësuar si mik të Kosovës dhe mbështetës të fortë të aspiratave euroatlantike të vendit.
Në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikimit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Osmani theksoi se këto përpjekje janë pjesë e synimeve për forcimin e stabilitetit rajonal dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik./Kosova.info/
