Vizitoi Rexhep Selimin në Hagë, Elbert Krasniqi: Gjithmonë 10-shi i UÇK-së

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka vizituar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për vizitën e tij në Hagë.

“Pozitiv, inspirues dhe i qëndrueshëm!
Gjithmonë 10-shi i UÇK-se”, ka shkruar Krasniqi, duke postuar një foto bashkë me Rexhep Selimin, ish deputetin e LVV-së, transmeton Telegrafi.

Ish-krerët e UÇK-së, Rexhep Selimi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Go to TOP