Vitia pret në takim Ramën, diskutojnë për avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Prishtinës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ku diskutuan për avancimin e sistemit të shëndetësisë në shërbim të qytetarëve.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se Vitia është shprehur se në kuadër të realizimit të objektivave, është rritur edhe buxheti për Grantin Specifik për shëndetësi për kujdesin parësor shëndetësor, duke shtuar edhe pozita të reja për profesionistë shëndetësorë.

“Shëndeti i qytetarëve është qëllimi ynë kryesor që duhet të na bashkojë të gjithëve. Buxheti më i madh që është ndarë sivjet nga Qeveria për Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi midis institucioneve të nivelit qendror dhe atij komunal për realizimin e objektivave”, është shprehur Vitia

Tutje, në njoftim thuhet se Rama e ka falënderuar ministrin Vitia për përkrahjen dhe bashkëpunimin, ndërsa diskutuan veçanërisht për Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Ata gjithashtu kanë biseduar për shërbimet ambulatore specialisitke të cilat, sipas tyre, do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Go to TOP