Haradinaj i kërkon Kurtit koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ngjarjet në veri

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet dhe dënimet e policëve të Kosovës sot gjatë vendosjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Ndërkaq, ai, sikurse kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti që të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë për veprimet e ndërmarra.

“Ngërçi politik me serbët lokalë të Kosovës në atë pjesë, mund të zgjidhet vetëm me dialog të hapur me ta. Kosova nuk e ka luksin të veprojë e vetme dhe e pakoordinuar me miqtë ndërkombëtarë në kapërcimin e gjendjes së krijuar në veri”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq sot, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar “dhunën”, që sipas tij, kanë përdorur autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave. Ai ka kërkuar që të ndërpriten veprimet e autoriteteve menjëherë.

Go to TOP