LDK në Zvicër rikonfirmon mbështetjen për kryesinë dhe lidershipin e Abdixhikut
Dega e parë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër ka mbajtur sot takimin e saj për analizën e rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, ku u diskutua në mënyrë të hapur dhe konstruktive situata paszgjedhore.
Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit shprehën njëzëri mbështetjen për çdo vendim që do të marrë Kryesia Qendrore e LDK-së lidhur me hapat e ardhshëm politikë, me synim sigurimin e institucioneve të qëndrueshme dhe në interes të qytetarëve të Kosovës.
Gjithashtu, dega rikonfirmoi mbështetjen e plotë për lidershipin e partisë, të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku duke theksuar se uniteti, përgjegjësia dhe vizioni mbeten rruga e duhur përpara.
Takimi u mbyll me mesazhin se LDK duhet të vazhdojë e bashkuar, e vendosur dhe në shërbim të interesit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. /Kosova.info/
