A po i afrohet fundi Abdixhikut në krye të LDK-së?
Iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku pritet të kërkohet dorëheqja e kryetarit të partisë pas rezultatit të zgjedhjeve duket se po fiton mbështetje.
Ndonëse sot në media u raportua se kjo nismë kishte dështuar, burime nga brenda iniciativës i kanë thënë Kosova.info se deri më tani janë siguruar 167 nënshkrime.
Sipas të njëjtave burime, procesi i mbledhjes së nënshkrimeve po vazhdon dhe pritjet janë që deri të martën numri të kalojë 200, çka do t’i hapte rrugë dorëzimit të tyre në tavolinën e kryetarit të LDK-së.
Mbështetësit e kësaj nisme vlerësojnë se rezultati zgjedhor kërkon reflektim politik dhe përgjegjësi nga udhëheqja e partisë, ndërsa Kuvendi i Jashtëzakonshëm shihet si mekanizmi statutar për të diskutuar të ardhmen e LDK-së dhe përgjegjësinë e strukturave drejtuese.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga LDK lidhur me pretendimet për numrin e nënshkrimeve apo hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren nëse ato dorëzohen zyrtarisht. /Kosova.info/
