VIDEO/ Australia reziston 80 sekonda, Messi shënon eurogol

Lionel Messi është gati të nisë aventurën amerikane me Inter Miami. Ndërkohë, kampioni i botës e ka nisur si titullar miqësoren që Argjentina e tij po luan përballë Australisë në Beijing të Kinës.

80 sekonda i kanë mjaftuar “pleshtin” për të zhbllokuar takimin me një gol shumë të bukur. Messi mori një top nga Enzo Fernandez, dribloi një kundërshtar dhe dërgoi topin në cepin e portës kundërshtare.

“Sallake” perfekte e shtatë herë fituesit të Topit të Artë dhe festë me shokët e skuadrës. Argjentina ka programuar një tjetër miqësore më 19 qershor: ndaj Indonezisë.

Sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Stadion Utama Gelora Bung Karno” të Xhakartës, duke nisur prej orës 14:30.

Go to TOP