Vetëm edhe 8 vendvotime me kusht, numërimi përfundon sonte

Kanë mbetur vetëm edhe numërimi i 8 vendvotime me kusht nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke thënë se procesi i numërimit ka përfunduar për 49 sosh.

“Deri më tani (e martë, 6 janar 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 49 nga 57 vendvotimet, në të cilat më 28 dhjetor u mundësua votimi me kusht. Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, njofton KQZ.

KQZ ka njoftuar se në sistem janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860. /Kosova.info/


Go to TOP