Vetëm 6 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitale
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 6 pacientë nga COVID-19.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e SHSKUK-së, 3 pacientë janë të konfirmuar nga COVID-19 dhe 3 të tjerë post-COVID-19.
Ndërsa, me oksigjeno-terapi janë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.