Veprim i rrallë: Qytetari nga Klina dorëzon kuletën me 1,870 euro

Një qytetar nga Klina e ka dorëzuar në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 870  euro në të.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta  është ftuar në stacion dhe i është kthyer kuleta sё bashku me të holla.

“Me datë 04.09.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Ilir Tunaj i cili nё parkingun e njё marketi nё Klinё, e kishte gjetur njё qantё nё tё cilën kishte njё kuletё, dhe nё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e tetëqind e shtatëdhjetë (1870) euro.

Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Go to TOP