Vendimi i Kurtit dhe ministrave, Deliu: Injorim ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për vendimin e Qeverisë që të mos përgjigjen në pyetjet e opozitës, që nuk kanë votuar Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Deliu është shprehur se kjo është injorimi i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve.

“Çele guri gojën. Asnjë përgjigje e Kryeministrit dhe ministrave ndaj pyetjeve tona, të cilat kanë të bëjnë me hallet e qytetarëve. Kur nuk punon e s’ke çfarë tregon, normalisht që mbetesh kokëulur.

Përndryshe, ky është injorim i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve.
“, shkruan ajo.

Go to TOP