Vdiq ish-senatori amerikan Lieberman

Ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, ka vdekur në moshën 82 vjeç të mërkurën.

Ish-senatori i ShBA-së Joseph I. Lieberman ka vdekur këtë pasdite të mërkurën në New York City për shkak të disa komplikimeve nga një rrëzim.

“Bashkëshortja e tij e dashur, Hadassah, dhe anëtarët e familjes ishin me të në momentet e fundit. Dashuria e senatorit Lieberman për Zotin, familjen e tij dhe Amerikën e përcolli përgjatë gjithë jetës që shërbeu në interesin e publikut”, ka shkruar familja e tij.

Sentaorit Lieberman pati vizituar Kosovën në vitin 2007. Ai asokohe kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’ia kthejnë shpinën Kosovës.

Lieberman kishte qenë edhe kandidat për zëvendëspresident.

Go to TOP