Vdes ish-Senatori amerikan, reagon Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-Senatorit republikan, Jim Inhofe.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se senatorin Inhofe ka pasur rastin ta njoh në kohën e bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane, Jim Inhofe. Senatorin Inhofe pata nderin ta njoh në kohën e bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, gjatë komunikimit tim në Shtëpinë e Bardhë, Senat, Kongres, Pentagon e në Departmentin e Shtetit”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP