Vdekje e dyshimtë në Prizren

Të dielën mbrëma, një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur pa shenja jete, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”.

Go to TOP