Vdekja e Kara Muratit, mediat turke zbulojnë sëmundjen që ia mori jetën aktorit
Një nga aktorët më të njohur në historinë e kinematografisë turke, Cuneyt Arkin ka vdekur në moshën 85-vjeçare.
Aktori vdiq në një spital në Stamboll, ku u dërgua pasi pësoi një arrest kardiak në shtëpi, raporton Anadolu Agency.
Aktori veteran, emri i vërtetë i të cilit ishte Fahrettin Cüreklibatır, lindi në vitin 1937 në provincën qendrore Eskişehir dhe luajti në mbi 300 filma.
I diplomuar në Shkollën Mjekësore të Istanbul-it, Arkın la punën e tij si mjek dhe u bë një figurë drejtuese e Yeşilçam-it.
Cuneyt luajti edhe filmat e “Kara Murat’it”.