Vdekja e gazetarit Rugova, Gërvalla: Arbeni ishte njeri i dashur e punëtor

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova.  

Ministrja Gërvalla u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve, shokëve dhe gazetarëve që punuan me të.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja tha se Arbeni do të mbahet mend si një njeri i dashur, i respektuar dhe punëtor. /Kosova.info/

Go to TOP