Vasfije Krasniqi mbështet “Drejtësi, jo politikë”, do të jetë njëra nga folëset më 17 shkurt
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë.
Po ashtu, ju njoftojmë se Vasfije Krasniqi do të jetë njëra nga folëset që do të mbajë fjalim gjatë këtij marshi.

