Vasfije Krasniqi Goodman përkrah institucionet që dokumentojnë krimet e luftës dhe ndriçojnë fatin e të zhdukurve
Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka vizituar sot Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ku është pritur nga drejtori i institutit, Atdhe Hetemi, së bashku me stafin e tij. Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka vizituar sot Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ku është pritur nga drejtori i institutit, Atdhe Hetemi, së bashku me stafin e tij.
Gjatë vizitës u theksua roli i rëndësishëm që Instituti ka në dokumentimin e krimeve të luftës, ruajtjen e së vërtetës historike dhe forcimin e drejtësisë në vend.
“Instituti luan rol kyç në dokumentimin e krimeve të luftës, ruajtjen e së vërtetës historike dhe forcimin e drejtësisë, duke kontribuar në kujtesën kolektive dhe dinjitetin e viktimave”, u tha gjatë vizitës.
Krasniqi Goodman vizitoi edhe Komisionin Qeveritar për personat e Zhdukur, ku shprehu vlerësimin për punën e bërë ndër vite në përpjekjet për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.
Kryesuesi i Komisionit, Kushtrim Gara, e informoi atë për sfidat me të cilat përballet institucioni nëpërmbushjen e misionit të tij.
“Shpreha konsideratën time për punën e bërë ndër vite në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur”, tha Krasniqi-Goodman gjatë takimit, duke vënë në pah rëndësinë e vazhdimit të këtij angazhimi institucional.
Vasfije Krasniqi Goodman përgëzoi drejtorin Atdhe Hetemi dhe kryesuesin Kushtrim Gara, së bashku me ekipet e tyre përkatëse, për punën e rëndësishme që po zhvillojnë dhe i inkurajoi të vazhdojnë me përkushtim drejt përmbushjes së misioneve të tyre respektive. /Kosova.info/
