Tim Shkupi: Nëna Terezë nuk përmendet në dosjen Epstein
Në emisionin “Kojshia Show”, mysafirë të kësaj jave ishin Musa Lamallari, i njohur në opinion si Tim Shkupi, si dhe teologu i njohur Feim Dragusha. Emisioni u karakterizua nga debate të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta mes dy të ftuarve.
Diskutimi kryesor nisi rreth formës së shpjegimit të Kuranit dhe mënyrës së leximit të tij, ku palët kishin qëndrime të kundërta dhe nuk kursyen kritikat ndaj njëri-tjetrit. Tensionet u rritën edhe më tej kur debati u zhvendos në tema të ndjeshme dhe kontroverse, përfshirë dosjet e Jeffrey Epstein dhe figurën e Nënës Terezë.
Tim Shkupi deklaroi se, sipas tij, Nënën Terezë po tentojnë ta njollosin padrejtësisht duke theksuar se ajo nuk përmendet në dosjet e Epstein. Këtë pretendim e kundërshtoi ashpër Feim Dragusha, i cili mohoi deklaratën e Tim Shkupit dhe tha se, sipas tij, në dosjet Epstein përmendet edhe Nëna Terezë duke përdorur një gjuhë shumë të rëndë dhe të drejtpërdrejtë gjatë debatit.
Debati mes dy të ftuarve vazhdoi me tone të larta dhe replika të forta duke ngjallur reagime të shumta edhe te publiku.
Për ta parë emisionin e plotë dhe debatin në tërësi, mund ta ndiqni videon më poshtë.
