Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake
Instruktorë të Forcës e Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Xhenios janë duke realizuar trajnim për ndërtimin e urave Ushtarake “ Mabey Johnson” për Xhenierët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).
Trajnimi është duke u bazuar në marrëveshjet bilaterale në mes dy ushtrive në fushat e interesit të përbashkët, në ngritjen dhe avancimit e kapaciteteve ushtarake.
Atasheu i ushtarak nga FARSH, Kolonel Beqir Tafili sot së bashku me KOMRXH OF4 Agron Xhekaj kanë vizituar ushtarakët gjatë realizimit të trajnimit, ku dhe theksuan rendësin e mbështetjes së përbashkët në mes dy forcave. /Kosova.info/
Prev Post
Adrien Rabiot prezantohet te Milani
