Bislimi diskuton me parlamentarë danezë për integrimin evropian dhe progresin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, vijoi agjendën në Kopenhagë përmes takimit me deputetë të Parlamentit të Danimarkës, ku bashkëbisedoi me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Christian Friis Bach, zëvendëskryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Henrik Moller, nënkryetarin e Parlamentit Lars Christian Brask dhe deputetët Yildiz Akdogan dhe Jon Stephensen. 

Zëvendëskryeministri i informoi rreth zhvillimeve të fundit në vend, procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe progresit të vendit në katër vitet e fundit. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe përkrahjen veçanërisht drejt integrimit euro-atlantik. 

Në takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. /Kosova.info/


Go to TOP