Uron Osmani për muajin e Ramazanit: Të shpërfaqim solidaritet ndërnjerëzor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë qytetarët e fesë islame muajin e shenjtë të Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe solidaritet mes njerëzve.

“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje. Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndërnjerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit!”, thuhet në rimin e presidentes Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP