Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Mbrojtëset anësore mbi Urën e Fshajtë kanë rënë dhe si e tillë paraqet rrezik për automjetet dhe kalimtarët.

Telegrafi ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku shihet gjendja e urës, një pjesë e së cilës ka mbetur pa rrethojën mbrojtëse.

Duke qenë se frekuentimi i automjeteve dhe qytetarëve mbi këtë urë është i madh, atëherë gjendja e saj paraqet rrezik për kalimtarët sidomos gjatë natës, kur dihet se mbi të kalojnë edhe nxënës të fshatrave të kësaj zone.

Ndryshe Ura e Fshajtë është zonë e mbrojtur natyrore në kanionin e Drinit të Bardhë dhe është monument natyre me karakter hidro-gjeomorfologjik.

Ura gjendet në fshatin Fshaj ndërsa gjithë zona e mbrojtur natyrore ka sipërfaqe prej 199 ha dhe shtrihet në territorin e komunës së Gjakovës (73.86 ha) dhe Rahovecit (124.96 ha).

Go to TOP