Haradinaj në Zvicër: Do ta kthejmë Kosovën drejt rrugës së zhvillimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat udhëheqëse të degës së AAK-së në Zvicër.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar për takimin duke thënë se bashkë më diasporën do t’i ‘sjellim Kosovës ndryshimin e nevojshëm, drejt zhvillimit dhe integrimit të qëndrueshëm në strukturat euro-atlantike”.

“Gjatë qëndrimit në Zvicër, pata kënaqësinë të zhvilloj drekë pune me Kryesinë e sapo zgjedhur të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë shtet. Shfrytëzova rastin t’i falënderoj kolegët që deri më tani kanë udhëhequr me Aleancën në Zvicër, ndërkaq udhëheqësin e re në krye me kryetarin, Ndrec Thaqin u dëshirova suksese në përgjegjësitë e reja. Gjatë takimit me ta, i informova për situatën politike e të sigurisë në Kosovë. Gjithashtu, diskutuam për proceset në fazat vijuese që na presin si Aleancë  e si Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se mbështetja për Aleancën nga diaspora, do të jetë burim i fortë i inkurajimit për t’i kaluar bashkë vështirësitë me të cilat po përballet Kosova. /Kosova.info/

Go to TOP