Donçiqi shkëlqen në fitoren e Dallasit

Dallas Mavericks ka shënuar fitore ndaj Oklahoma City Thunder, me shifrat 119-110.

Kësisoj Dallasi me këtë fitore ka arritur të barazojë serinë ndaj Oklahomas, në 1-1.

Mavericks e nisën mirë çerekun e parë me shifrat 36-32, duke vazhduar njashtu edhe në të dytin 32-30.

Edhe në periodën e tretë, Dallasi ishte për një nuancë më i mirë duke e mbyllur 31-27, teksa në periudhën e fundit, Oklahoma fitoi 21-20, por që nuk mjaftoi.

Më i dalluari në fitoren e Dallasit ishte Luka Donçiqi me 29 pikë, 10 kërcime dhe shtatë asistime.

Ai u ndihmua nga P.J. Washington, i cili shtoi 29 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Ndërkohë te Oklahoma u shqua Shai Gilgeous-Alexander, me 33 pikë, 12 kërcime dhe tetë asistime.

Go to TOP