Howe pret që Newcastle të mos i shesë Guimaraes e Isak 

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka thënë se ai pret që Alexander Isak dhe Bruno Guimaraes të jenë në “St James` Park” edhe për edicionin e ardhshëm.

Mesfushori brazilian është lidhur me një kalim te Paris Saint-Germain, ndërsa sulmuesi suedez thuhet se është në objektiv të Arsenalit dhe Tottenhamit. 

“Ne po kërkojmë të ndërtojmë një skuadër dhe një ekip vërtet të suksesshëm dhe për ta bërë këtë, ne nuk duam të shesim lojtarët tanë më të mirë. Po, i gjithë planifikimi im është me Guimaraes dhe Isak në skuadër. Pra pres që ata të jenë këtu”, ka thënë Howe. 

Aktualisht në tabelën e Premier League të kryesuar nga Arsenal, Newcastle qëndron në vendin e gjashtë. 

Go to TOP