UGSh zhvilloi edicionin e 3-të të ndarjes së çmimeve ‘Aristidh Kola”

Juria nderoi me çmime gazetarin Marin Mema dhe Anila Sefa. Ndërsa nga  Kosova Naime Beqiri, Ilir Krasniqi. Me çmim ‘Aristidh Kola’ u vlerësua Prof Irakli Koçollari.20 maj 2022

Në bashkinë e Divjakës është mbajtur më 20 dhe 21 maj edicioni i tretë i ndarjes së vlerësimeve për fushat histori, publicistikë e gazetari me emrin e patriotit të Shquar arvanitas Aristidh Kola. Ky event promovues është nismë në vitin e tretë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Qarku Fier i mbështetur nga kryesia e UGSH-së. Bashkëudhëtarë në këtë organizim janë shoqata e mirënjohur kulturore Rex Egnatia dhe media online Newsalbania.al një media në tregun mediatik prej mbi dy vjetësh me një audiencë të admirueshme. Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi bëri një pritje për UGSh dhe gazetarëve nga Kosova dhe hapesira shqiptare të cilët i njohu për së afërmi për zhvillimin e Divjakës, e cila ka marrë një pamje krejtësisht të re dhe resurseve turistike te kesaj bashkie. Perveq UGSh edhe mysafiret nga Kosova falenderuan kreun e bashkise se Divjakes per kete pritje.

Ndërsa në orët e mbrëmjes në qendrën e kulturës te Bashkise se Divjakes në sallën e mbushur përplot me personalitete te fushës se medias, kulturës, përfaqësues të UGSH-së nga të gjitha Qarqet e vendit, Prishtinës, drejtues te pushtetit lokal dhe qytetarë u mbajt edicioni i tretë i ndarjes së vlerësimeve.

Në fillim të këtij evenimenti kryetari i Bashkisë së Divjakës z. Freqi Kokoneshi duke përshëndetur të pranishmit falenderoi organizatorët që zgjodhën Divjakën për të shpallur fituesit e çmimit “Aristidh Kola” për gazetarët, publicistët dhe studiuesit, të cilët me publikimet e tyre promovojnë resurset turistike të këtij rajoni. Në këtë ceremoni kryetari i UGSH-së, Aleksandër Çipa I cili theksoi se kjo veprimtari që shoqëron laurimin me këtë çmim të veçantë dhe mjaft të rëndësishëm për gazetarinë shqiptare, mban emrin e intelektualit dhe atdhetarit të shquar arvanitas Aristidh Kola. Çipa në fund të fjalimit propozoi organizimin në mënyrë të përvitshme të eventit kulturor “Ditët e arvanitëve” nga Bashkia e Divjakës, I cili propozim I pritur me duartrokitje iu dha sigla e miratimit nga pjesëmarrësit.

Juria e ndarjes së vlerësimeve për këtë edicion përbëhej nga personalitete të spikatura të gazetarisë artit e kulturës, Frok Çupi ( Kryetar) Besim Dybeli (antarë) dhe Klajdi Marku ( antarë) aktor regjizor. Aktiviteti u zhvillua të premten në Divjakë, ndërsa ditën e dytë vijoi në Fier. Juria nderoi me çmime gazetarin Marin Mema autor dhe producent i emisionit “Gjurmë Shqiptare” në TV Top Channel, gazetaren e kulturës dhe poete nga Kosova, njëkohësisht pedagoge e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës Naime Beqiraj, korespondenten e TV Klan nga Lushnja Anila Sefa, si dhe gazetarin nga Prishtina Ilir Krasniqi. Me çmimin special ‘Aristidh Kola’ u vlerësua Prof Irakli Koçollari./M.B

Go to TOP