Alma Mehmeti dhe Chris Doran fitues të turneut ‘Ahmet Hoxha 2022’

Në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu i 23-të përkujtimor për senior/e “Ahmet Hoxha 2022” që pati një pjesëmarrje të madhe të pingpongistëve kosovar si dhe të disa pingpongistëve nga Shqipëria. Pasi u bë hapja e turneut delegacioni i FPPK-së bëri homazhe tek varri i heroit të kombit Ahmet Hoxha për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan dy bashkëlojtaret nga ‘Drita’ e Gjilanit, Linda Zeqiri dhe Alma Mehmeti e cila arriti ta befasoj kampionen e shumëfishtë Linda Zeqirin me rezultat 3-1. Në gjysmëfinalen e dytë Shega Hashani e mposhti Lenë Osmanin po ashtu me rezultat 3 me 1 kështu për tu ndeshur me Alma Mehmetin në finale e cila ishte një ndeshje e barazpeshuar por të cilën në fund arriti ta fitoj Alma me rezultat të ngushtë 3-2 për ta mbrojtur titullin e kampiones të këtij turneu.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku i cili fitoi me lehtësi me rezultat 3-0 sikurse Chric Doran që e mposhti Blend Hajdarin me të njëjtin rezultat në gjysmëfinalen e dytë. Në finale Fatih Karabaxhaku nuk mundi t’i rezistoj anglezit Chris Doran i cili fitoi me rezultat 3-0 për ta mbrojtur kështu titullin e kampionit të turneut tradicional “Ahmet Hoxha”.

Aktivitetet e ardhshme

Me datën 29.05.22 në Vushtrri do të organizohet turneu për U11, U15 dhe U19 i cili këtë vit për nder të përvjetorit të vdekjes së tyre do të mbaj emrin e legjendave të klubit “Hasan Prishtina”, Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku. /Kosova.info/

Go to TOP