UGSH: Kontributi i Sylejman Shaqirit vlerë në gazetarinë shqiptare

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe ish drejtorit të Përgjithshëm i RTK-së, Sylejman Shaqiri.

“Jeta dhe kontributi i tij mbeten një vlerë e veçantë e gazetarisë shqiptare në përgjithësi. UGSH, ju përcjell familjes Shaqiri dhe gjithë të afërmve të kolegut të paharrueshëm, ngushëllimet dhe vlerësimet e përhershme! Mbetesh i paharrueshëm kolegu ynë”, thuhet në telegramin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. /Kosova.info/


Go to TOP