U nda nga jeta Nazif Hajdari, inxhinieri i përkushtuar dhe njeriu me zemër të madhe që la gjurmë në çdo hap të jetës
Nazif Hajdari lindi më 15 janar 1955 në fshatin Tugjec të Kamenicës, në një familje të respektuar, me prindërit Bajtullah dhe Shukrie. Që në moshë të re, së bashku me familjen, u zhvendos në Gjilan, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij.
Arsimin e mesëm e përfundoi në shkollën teknike në Gjilan, duke treguar përkushtim dhe interes të veçantë për fushat teknike. Më pas vazhdoi studimet në Fakultetin Teknik, ku u diplomua dhe fitoi titullin Inxhinier i Makinerisë. Ky formim profesional i hapi rrugën për një karrierë të qëndrueshme, të cilën e zhvilloi në Fabrikën e Duhanit në Gjilan, ku kontribuoi me profesionalizëm dhe përgjegjësi, ne cilësine e Shefit të Prodhimit. Duke udhehequr punen dhe ekipe ne kontributin e sukseseve te ndermarrjes.
Gjatë periudhes se Privatizimit ai ishte pjese e Bordit qe tha kontributin ne privatizimin e Ndermarrjes, kontribut i cili u arrit me shume mund. I cili kontribut vazhdoi edhe pas Privatizimit te ndermarrjes, por si shume nderrmarrje te privatizuara edhe ajo nuk e pat jetegjatesine e pritur, gjë që edhe kontributi i tij përfundoi.
Gjatë periudhës së okupimit, Nazifi ishte i angazhuar edhe në aktivitete politike të asaj kohe, duke dhënë kontributin e tij në rrethana të vështira për vendin. Pas çlirimit, ai vendosi të tërhiqet nga jeta politike, duke e konsideruar misionin e tij të përmbushur.
Përtej angazhimeve profesionale dhe shoqërore, Nazifi njihej si një njeri i dashur për të gjithë, me shpirt gazmor, energji pozitive dhe zemër të madhe. Ai ishte i njohur për humanizmin dhe gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët, si dhe për përkushtimin e palëkundur ndaj familjes së tij.
Nazif Hajdari ndërroi jetë më 25 mars, duke lënë pas bashkëshorten dhe pesë fëmijët. Kujtimi për të do të jetojë gjatë në zemrat e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Ai do të mbahet mend si një njeri i ndershëm, i përkushtuar dhe zemërgjerë.
