U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi Kryeprokurorin e Përgjithshëm të Karolinës së Jugut në ShBA

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, bashkë me drejtues të Sistemit Prokurorial, Gjyqësor dhe Akademisë së Drejtësisë, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me Kryeprokurorin e Përgjithshëm të Karolinës së Jugut në ShBA, Alan Wilson.

Bartësit e funksioneve të sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor patën mundësinë të shohin nga afër perspektivën dhe përvojat që kanë të bëjnë me hartimin e opinioneve nga Kryeprokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Jugut,  rolin e Divizionit Ekzekutiv të Kryeprokurorit të Përgjithshëm në raport me çështjet e bashkëpunimit me qeverinë,  raportin me publikun, përkatësisht kërkesat për informacion nga media dhe publiku dhe çështje tjera të rëndësishme profesionale, njoftojnë nga ZKPSH.

Përveç takimit me Kryeprokurorin e Përgjithshëm të Karolinës së Jugut, delegacioni nga institucionet e drejtësisë është takuar edhe me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Karolinës së Jugut Donald W. Beatty.

Po ashtu, bëhet e ditur se në kuadër të vizitës studimore dhe agjendës njëjavore, përfaqësuesit e sistemit prokurorial, atij gjyqësor dhe Akademisë së Drejtësisë kanë zhvilluar vizita në institucionet tjera të rëndësishme të drejtësisë dhe atyre universitare të ShBA-së.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi Kryeprokurorin e Përgjithshëm të Karolinës së Jugut në ShBA
U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi Kryeprokurorin e Përgjithshëm të Karolinës së Jugut në ShBA 1
Go to TOP