Pingpong/Më 19 maj do të mbahet turneu i 25-të përkujtimor “Ahmet Hoxha”

Të dielën, më 19 maj, me fillim nga ora 10, në Pallatin e Sporteve “Bill Kllinton”, në Ferizaj, do të mbahet turneu XXV përkujtimor individual për seniorë në pingpong “Ahmet Hoxha 2024”.

Krahas pingpongistëve nga Kosova, në turneun e XXV përkujtimor, do të marrin pjesë edhe pingpongistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Paraqitja e lojtarëve mund të bëhet deri më 16 maj në ora 16:00 (shorti më 17 Maj) në adresën e emailit: [email protected]

Pagesa për pjesëmarrje, në shumën 10 Euro, do të bëhet më 19 maj, në Palestër.

Suksese”, thuhet në komunikatë.

Lokacioni: https://goo.gl/maps/WKnkmfuKqTLWNKis5 /Kosova.info/

Go to TOP