Terzic: Dortmund do të përpiqet ta fitojë ndeshjen e parë ndaj PSG

Borussia Dortmund do të përpiqet ta fitojë ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain, sipas trajnerit Edin Terzic. 

Përballja e parë e gjysmëfinales së Champions League zhvillohet të mërkurën. Dy skuadrat ishin bashkë në fazën e grupeve, ku kishin lënë mbrapa skuadra si Milan e Newcastle dhe kishin kaluar në fazën tjetër.

Ndeshjen e parë në grup PSG e kishte fituar me rezultat 2-0, ndërsa ndeshja e dytë ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1-1. 

“PSG duket të jetë në kulmin e tyre këtë sezon me vetëm një humbje në 2024 dhe një ecuri të mirë rezultatesh. Qëllimi i ynë është të fitojmë një avantazh të vogël pas ndeshjes së nesërme”, ka thënë Terzic. “Ne e dimë se duhet të luajmë të paktën 180 minuta në nivelin më të lartë”.

Go to TOP