Spektakël në Gjermani, por pa fitues, finalisti caktohet në “Bernabeu”

Finalisti nga gjysmëfinalja Bayern Munich – Real Madrid do të dalë nga ndeshja e dytë në “Santiago Bernabeu”. 

Episodi i parë i gjysmëfinales së Champions League të martën në “Allianz Arena” nuk ka dhënë fitues. 
Ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.

Ka qenë minuta e njëzet e katërt kur Real Madrid e ka gjetur epërsinë me Vinicius Junior pas një asistimi nga Kroos.

Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat.

Fillimi i pjesës së dytë ka qenë momenti i kthesës për Bayern.

Fillimisht Sane (53′) e ka barazuar rezultatin pas një asitimi nga Laimer e pastaj Kane (57′) e ka kaluar në avantazh skuadrën bavareze nga penalltia. Paraprakisht Musiala ishte penguar në mënyrë të palejueshme nga mbrojtja spanjolle.  

Kur është dukur se fitorja do të jetë e skuadrës gjermane, në skenë ka dalur edhe njëherë Vinicius Junior (83′) për ta barazuar rezultatin nga penalltia. 

Të mërkurën zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain. 

Go to TOP