Çalhanoglu thotë se do që të jetë vetvetja, por megjithatë ka frymëzues

Futbollisti i Interit, Hakan Çalhanoglu, ka thënë se dëshiron të jetë vetëvetja, ani se ka modele futbollistësh që kanë ndikuar tek ai.

“Unë kam idhuj, kam parë lojtarë si Pirlo që megjithatë nuk mbronte si unë. Mendoj se frymëzohem më shumë nga mesfushorët si Gerrard, Lampard apo Xabi Alonso, pavarësisht se thjesht dua të jem vetvetja”, ka thënë turku.

Ai ka treguar se ku ka nisur ndryshimi i rolit të tij në fushë. 

“Gjithçka filloi kundër Barcelonës vitin e kaluar në Cahmpions. Brozovic u lëndua dhe trajneri Inzaghi më bëri të vendosem në regji edhe pse të gjithë më njihnin si një mesfushor sulmues”, ka thënë Çalhanoglu. 

Go to TOP