Enrique: Synojmë mposhtjen e Dortmund në të dy ndeshjet

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka thënë se skuadra e drejtuar nga ai do të synojë t`i fitojë du ndeshjet me Borussia Dortmund.

Përballja e parë e gjysmëfinales së Champions League zhvillohet të mërkurën. Dy skuadrat ishin bashkë në fazën e grupeve, ku kishin lënë mbrapa skuadra si Milan e Newcastle dhe kishin kaluar në fazën tjetër.

Ndeshejen e parë në grup PSG e kishte fituar me rezultat 2-0, ndërsa ndeshja e dytë ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.  

“Ne do të përpiqemi të fitojmë të dyja ndeshjet. Nuk është në manualin tonë që t’i lëmë gjërat në dorë të fatit. Do të jetë një spektakël i mrekullueshëm për të gjithë ata që e duan futbollin”, ka thënë trajneri spanjoll. “Ne kemi një shans për t’i bërë tifozët tanë vërtet të lumtur duke arritur në finale”.

Go to TOP