Turpi

Shkruan: Besim XANI

Një komb që për 25 vite nuk e di se ku i ka 1,500 të zhdukur… Kjo të frikëson në atdhedashurinë që kemi për vendin, që sa seriozë jemi. A harrojmë se 15,000 të vrarët e bombarduan Serbinë, që dikur ka mundur të jetë vetëm një ëndërr? Rrallë ndodh që të bombardohet një shtet i krishterë për një komb mysliman nga bota e krishterë, dhe këtë e bëri bota në emër të humanizmit, ne sot i themi SHBA-së: “Jemi shtet sovran.” Zotëri, kush të bëri shtet sovran ty? Ku mbeti ajo miqësi e përhershme me Amerikën? Jo, nuk është miqësi të bësh gjë pa i pyetur ata, sepse ata na bënë shtet! Merrni shembull Izraelin vetëm një Izraelit të mungojë në botë, i tërë kombi rri pa gjumë derisa t’i zbardhet fati, e ne bëjmë hajgare masi ka perfunduar lufta këtu 25 a 26 vjet llogarite prej vitit 1999 as që merret kush me të vdekurit! Çfarë mund të themi për një popull që s’di t’i nderojë të vdekurit që na sollën lirinë? Edhe në luftën greko-trojane kërkonin armëpushim për t’i varrosur me nderime të vdekurit… ndërsa te ne kjo as që diskutohet as si brengë kjo është turp!


Go to TOP