Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti rikthen marrëveshjen e modelit të dy Gjermanive, e kundërshtoi çdoherë pala kosovare
Artan Behrami, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshja finale e Kosovës me Serbinë nuk do ta ketë njohjen reciproke por do të ketë model marrëveshjen gjermano-gjermane.
Ai një gjë të tillë e deklaroi në Facebook, duke thënë se emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka kontraktuar ambasadorin Frank Wisner dhe Baroneshën Catherin Ashton për kornizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Nga miq të mi ndërkombëtarë kam mësuar se Baronesha Catherin Ashton dhe ambasadori Frank Wisner, të kontraktuar nga Miroslav Lajçak, janë duke punuar në një model të marrëveshjes finale, që ka elemente të marrëveshjes gjermano-gjermane”, deklaroi Behrami.
Më tej, ish-këshilltari i Thaçit tha se një model i këtillë i marrëveshjes është shtyrë përpara më herët nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Normalizimi i marrëdhënieve pa njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa anëtarësim në OKB (e pamundur në këto rrethana gjepolitike, edhe nëse Serbia nuk do ta pengonte Kosovën), do të fusë vendin tonë në status quo të ‚përhershme‘”, potencoi ai, duke thënë se ky model çdo herë është kundërshtuar nga pala kosovare.
Prev Post
Cleveland transferojnë Donovan Mitchell
