Cleveland transferojnë Donovan Mitchell
Një lëvizje e madhe është bërë edhe në NBA.
Skuadra e Cleveland Cavaliers duket se ka siguruar shërbimet e njërit prej fundorëve më dinamik në ligë.
Raportime të ESPN bëjnë të ditur se Cavs kanë transferuar Donovan Mitchell.
Sipas Wojnarowski, gjithçka është dakorduar dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Mitchell lidhej me një largim nga Jazz tash e sa javë dhe duket se tani është marrë vendimi.
